Bahar bën një plan për të zbuluar nëse shtatzënia e Nehirit është e vërtetë. Ajo çon Azrën të jetojë në shtëpinë e Nehirit dhe të ndjekë çdo lëvizje të saj. Azra dëgjon nga një bisedë e Nehirit me Zerrin se ajo nuk është vërtetë shtatzënë. Zerrin kap Azrën duke përgjuar dhe bashkë me Nehirin nisin të dyshojnë tek ajo. Ato zbulojnë se Azra bashkëpunon me Baharin. Bahar kërcënon Nehirin se do i tregojë të vërtetën Nazimit. Por dhe Nehir e di që Bahar nuk është shtatzënë dhe e kërcënon me të njëjtin fakt. Nazim ka ditëlindjen dhe dy festa përgatiten për të. Surprizën më të bukur ai e merr nga i biri.