Bahar i hyn kërkimeve dhe mëson se Azra nuk është motra e saj, por një mashtruese. Nehir dhe Nazim janë shumë të lumtur tani që janë bashkuar dhe përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin. Ndërkohë Bahar është në rrezik pasi kur shkon në shtëpi gjen Demirin. Ajo telefonon Nazimin për ndihmë. Demir plagos Baharin me thikë. Tarik sheh të gjithë ngjarjen, por nuk ndërhyn dhe njofton policinë duke i thënë se një grua po zihet me bashkëshortin. Nazim i shkon në ndihmë Baharit, por arrestohet nga policia. Nehir shokohet kur sheh Nazimin duke u arrestuar, por e beson atë.