• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Nazan zhduket papritur, Xhemre zgjohet me duart e lara në gjak, nesër në “Lule të vetmuara”

Xhemre zgjohet me duart e lara në gjak dhe gjen një thikë pranë vetes. Ajo nuk mban mend asgjë cfarë ka ndodhur. Emel e bind Xhemren se ka vrarë dikë dhe e ndihmon të fshehë krimin. Nazan zhduket papritur. Defne dhe Serkan shqetësohen për nënën e tyre. Defne akuzon Eminen se i ka bërë dicka Nazanit për tu hakmarrë ndaj saj. Më pas ajo shkon në jetimore dhe kërkon nga vajzat t’i tregojnë ku ndodhet Xhemre. Vajzat e përzënë Defnen e cila u lutet t’i tregojnë vendndodhjen e Xhemres. Songyl, Ejlyl dhe Kader shkojnë të vizitojnë Xhemren dhe i tregojnë se Nazan ka humbur. Ejlyl mërzitet sërish nga Mesudja e cila i tregon se Kemal pëlqen një grua tjetër. Gynej nis punë. Policia merr në pyetje Xhemren për zhdukjen e Nazanit./revistawho.com