• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Lajme

Navigoni në internet para se të flini? Ja çfarë thotë për ju studimi

Bëni dhe ju pjesë në ata njerëz që nuk i zë gjumi nëse nuk bëjnë një shëtitje të fundit në rrjetet sociale? Atëherë rezultatrt e këtij studimi me siguri që të interesojnë. Sipas studimeve të fundit, përdorimi i pajisjeve elektronike si celulari, tableti apo kompjuteri para gjumit, kanë efekte negative dhe mund të bëhen shkas i shumë sëmundjeve, duke filluar që nga obeziteti e deri tek to më të rëndat kardiovaskulare.

Një studim i ri nga Brigham dhe spitali i grave të Boston, ka sjellë në dritë detaje të reja shqetësuese rreth efekteve të rënda të përdorimit të pajisjeve elektronike, sidomos para gjumit. “E dimë nga studimet e mëparshme se drita e ekranit gjatë natës ul nivelin e melatoninës. Studimi tregon rezultatet e krahasuara të leximit të librit apo celularit para gjumit”, është shprehur doktoresha Anne Marie Chang, një nga bashkautorët e studimit.

Nëse nuk dëshironi të ndiheni lodhje gjatë gjithë ditës, atëherë bëni mirë të lexoni disa faqe të një libri para se të flini dhe jo të navigoni në internet./RevistaClass

CLOSE
CLOSE