• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nata finale e ‘Dancing With The Stars’ plot surpriza, i ftuar special Mr.Bean

‘Dancing With The Stars’ për disa netë me radhë arriti të rrëmbente sërish vëmendjen e të gjithë dashamirësve të kërcimit dhe jo vetëm. Mbrëmjen e sotme finalizohet rrugëtimi i gjatë i këtij spektakli nën emocionet e mëdha të gjashtë finalistëve. Roland Hysi, Aulona Musta, Soni Malaj, Amos Zaharia, Viktor Zhusti dhe Kristi Popa do të konkurojnë për çmimin e madh.

Dhe ashtu siç i ka hije një spektakli të tillë, surprizat do të jenë të shumta. Pak ditë më parë u lajmërua se një nga të ftuarit special të mbrëmjes do të ishte Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i Almeda Abazit dhe njëherësh një nga aktorët më të mirë turk. Almeda dhe Tolga do të kërcejnë për herë të parë së bashku përpara publikut shqiptar.

Ndërsa një surprizë akoma më e madhe i ka habitur të gjithë ata që kanë ndjekur me admirim komeditë e Mr.Bean. Në faqen zyrtare të ‘Dancing With The Stars’ është publikuar një fotografi në të cilën thuhej se aktori i njohur do të jetë i ftuari tjetër special. Megjithatë nuk është zbuluar ende se çfarë do t’i dhurojë ai publikut shqiptar, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim mbrëmjen për të ndjekur surprizat që janë janë rezervuar. /revistawho.com

Rezultate imazhesh për mr bean