Në maj Naomi Campbell njoftoi se ishte bërë nënë për herë të parë, por kanë kaluar kaq javë dhe ende nuk kemi një foto të plotë të vajzës së supermodeles. Madje ajo nuk ka zbuluar as emrin e së bijës. Mediat e huaja ndërkohë shkruajnë se nuk është e qartë as kush është babai, as nëse Naomi e lindi vetë bebin, me ndihmën e një nëne surrogate apo e ka adoptuar.
Së fundmi supermodelja publikoi një foto të vogëlushes, të cilën e kishte veshur me Versace dhe falenderoi Gianni Versacen për kostumin. Megjithatë edhe tek kjo foto ajo u kursye në publikimin e portretit.
Një burim tha për Page Six: “Naomi ka dashur të bëhet mama prej një kohe të gjatë. Ajo është kumbara e shumë fëmijëve të miqve, por mezi priste të niste familjen e saj”.