• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

“Na kanë bërë të gjithë të qajmë”… Kush janë romantikët e muzikës shqiptare?

Kur dëgjojmë termin “romantizëm”, mendimi i parë që na krijohet ndërmend lidhet me gotën e verës, oxhakun dhe një muzikë melankolike në sfond. Por sa mund të jenë ata që mund t’i realizojnë këto? Ndërsa mendojmë për personazhet e njohur, mund të themi pa frikë që në Shqipëri ka shumë të tillë. Ne ata i hasim çdo ditë në ekranet televizive, klipet e bukura, tekstet e këngëve apo vijat melodike që na shoqërojnë kudo. Kush janë “romantikët” e vërtetë që pavarësisht kohës mbeten gjithmonë të tillë? Më poshtë RevistaWho.com ju paraqet disa prej tyre përmes këtij artikulli.

Alban Skënderaj

E kush nuk i ka dëgjuar sikur vetëm një herë “perlat” muzikore të Albanit? “Vetëm ty”, “ Një herë në jetë” , “Eklips”, “Unë dhe ti” janë disa prej tyre. Në çdo varg gjejmë frazat më bukura të dashurisë.

Alban Ramosaj

Kur flasim për “Albanët”, një tjetër Alban romantik që na vjen në mend është ai me mbiemër Ramosaj. Që nga kënga e parë “Çkemi?” u kuptua që në të ardhmen do të kishim të bënim me një djalë jo si të tjerët, po me një bukuri që do të bënte për vete shumë vajza, jo vetëm me pamjen e jashtme, por dhe me shpirtin që transmetonte. E kështu vijoi rruga e Albanit, drejt “A më do” me nota melankolike, më pas tek “A thu pse?” me një trup sharmant në bregdetni e bukur të Jonit.

Pirro Çako

Pirro Çako, prej dekadash tashmë, është ndër kantautorët më të njohur shqiptarë. Këngët e tij kanë thyer çdo pritshmëri në muzikën shqiptare. Mund të themi që ka qenë prej të parëve që ka shpalosur shpirtin në vargje. E kush nuk e kujton baladën me Rovena Dilon “Për një çast më ndali zemra”, “Xhulit”, “Mos më krahaso” e deri në ditët e sotme baladat e bukura të shkruara për Elvana Gjatën si “ Më fal”, “ Xheloz”, “Veç një pikë”.

Ylli Limani

Kur dëgjojmë emrin e Yllit si mund të mos na vijë direkt në mendje, ai djali i imët që ka bërë shumë për të qarë. Ylli është nga ata këngëtarë që nuk ka nevojë për “zhurmë” sepse sapo dëgjon zërin e tij, të pushton një lloj qetësie shpirtërore që rrallë se mund ta gjesh tek një artist tjetër. Sa romantik është ai kur këndon vargjet e “Najher”, “Shiu” apo “A ja ka vlejt”…

Stine

Duket se Shqipëria ka shumë talente që “thyejnë” zemra pavarësisht vitit që mund të ndodhemi. Këtë gjë e ka bërë edhe Stine një herë e një kohë. E kujt nuk i kujtohet ‘Top Festi ‘dhe “Ishe ti”, kënga e famshme që lotuan të gjithë apo “Besoja “, “Mos më thuaj jo”, “Nëse vjen”… Mesa duket këngëtari këto kohë është afruar më së shumti me ritmet latine, por ne na mungon ai i pari. Stine, të lutem kthehu në atë të dikurshmin. Shumë vajza duan “të qajnë” sërish.