• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Muzikë dhe kredhje në det në mesnatë: Brenda festës së ditëlindjes së Arilenës

Mbrëmjen e kaluar Arilena Ara ka festuar ditëlindjen e 23-të mes miqve dhe njerëzve të saj më të afërt. Këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj momente të ndryshme nga festa, aty ku shihet dhe se ka hapur shampanjën për t’i freskuar të gjithë me të.

Edhe miqtë e saj nuk kanë vonuar ta etiketojnë në video të ndryshme, ku ka rënë në sy festa e vërtetë brenda në det me njerëz që janë larë orëve të vona, teksa Arilena këndon. Epo kjo qenka festë!/revistawho.com