E pabesueshme, por Murati, një nga konkurrentët më të pëlqyer të “Përputhen” e që pritej të dilte çift me Olën, jashtë programit është i lidhur. Madje “Iconstyle” ka mësuar se Murati do të bëhet edhe baba së shpejti.
Vajza me të cilën Murati ka një histori dashurie është pikërisht ajo që kishte bërë tek thonjë inicialet e biznesit të ri të konkurrentit, foton e të cilës e solli në studio Ola.
Murati tregoi se vajza është ortakja e tij, por sipas “Iconstyle” ata presin një fëmijë së bashku, duke publikuar edhe një foto të saj. Murati nuk ka reaguar ende pas lajmeve se do të bëhet baba dhe pritet një sqarim nga ai në puntatën e sotme.