• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mungesa e saj në rrjetet sociale shkaktoi një sërë komentesh, reagon vetë Era Istrefi

 

Pak ditë më parë fansat e këngëtares Era Istrefi i befasuan të gjithë me komentet e tyre në llogarinë e artistes. Pasi lanë një sërë komentesh sikur Era nuk jetonte më, erdhi dhe reagimi i Norës, e cila pohoi se e motra e saj ishte ne gjendje shumë të mirë shëndetësore. Megjithatë duket as ky veprim nuk i ka qetësuar plotësisht fansat. Pak orë më parë, Era ka publikuar një foto të saj në ‘Instastory’ dhe krah saj shkruan: “Jam mirë dashuri, shpresoj që dhe ju te jeni mirë”.
Me siguri ky postim i vetë Istrefit i ka qetësuar më shumë fansat e saj, të cilët kanë reaguar në forma nga më të ndryshmet.
Kujtojmë se muajt e fundit Era nuk ka qenë edhe shumë aktive me projekte muzikore, por pritet që me ardhjen e verës ajo të sjellë materiale të reja për audiencën./revistawho.com