Veza dhe produktet e përditshme
Është i njohur fakti se biotina ose Vitamina B7 ndikon në rritjen e flokut dhe shëndetin e tyre. Gjithashtu edhe qumështi dhe gjithë nënproduktet e tij kanë këtë vitaminë në përbërjen e tyre.
Tërshëra
Tërshëra është e pasur me fibra, zink, omega-6, si dhe ka një përmbajtje të lartë të Vitaminës B që ndihmon në rritjen e flokut.
Bajamet
Duke konsumuar rregullisht bajame ju do të keni flokë më të dendur, të shëndetshëm dhe do të rritet më shpejt.
Arrat
Fal prezencës së acideve yndyrore dhe Vitaminës B7 parandalon rënien e flokut dhe forcon folikulat ekzistuese të flokut.
Luleshtrydhet
Shumë pak e dinë se luleshtrydhet përmbajnë një lloj minerali që është shumë i rëndësishëm për rritjen e flokut. Gjithashtu përmban një lloj acidi që e mbrojnë flokun nga rënia dhe dobësimi i tij. /revistawho.com