• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mund të duket e pabesueshme, por ja detaji në fytyrën e Clintonit që mund ta çojë drejt humbjes me Trump

Ditën e djeshme u zhvillua debati i tretë presidencial mes Hillary Clinton dhe Donald Trump. Në këtë debat dukej qartë se Clinton ishte shumë superiore ndaj Trump, e qetë dhe e përmbajtur. Ndërkohë që e kundërta ndodhi me Trump që ishte shumë nën tension, sa deklaroi publikisht se nëse fitonte zgjedhjet Clinton nuk do t’ i pranonte. Situata e mbrëmshme u tensionua aq shumë sa Trmp në një moment e ofendoi Clinton duke e quajtur grua të ndyrë. Reagimi i Clintonit ishte vetëm një buzëqeshje. Pikërisht kjo buzëqeshje e Clintonit mendohet se mund ta çojë drejt humbjes. Kjo pasi njerëzit nuk e kanë pëlqyer aspak faktin që ajo qeshte edhe kur e shanin, nuk dukej aspak e vërtetë sipas atyre që nuk e pëlqyen. Disa të tjerë në lidhje me buzëqeshjen e Clintonit, u bënë më mizore duke thënë se dukej si gjyshe e frikshme dhe se buzëqeshja e saj ishte gjëja më e frikshme që kishin parë ndonjëherë./jetaoshqejf