Nëmat zakonisht synojnë sezonet e “mira” të lindjes – pranverën dhe verën – kur planifikojnë të bëjnë fëmijë, thuhet në një studim ndërkombëtar.
Gratë preferojnë t’i lindin foshnjat e tyre në gjysmën e parë të vitit, pasi mendohet se foshnja do të jetë më i shëndetshëm.
Kështu, sipas ueb-faqes angleze “babycentre”, fëmijët që lindin në mes të muajve qershor dhe tetor janë më të gjatë dhe kanë eshtra më të fortë se fëmijët që lindin në dimër.
Arsyeja mendohet të jetë për shkak të ekspozimit ndaj vitaminës D gjatë shtatzënisë. Foshnjet e lindura në vjeshtë dhe në dimër kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga alergjitë, edhe pse shkencëtarët nuk ishin në gjendje që të shpjegonin pse, dhe astma është më e zakonshme tek fëmijët e lindur në vjeshtë. /Ekpress