Audi R8 është ndoshta një ndër automjetet më të mira sportive në treg sot për sot dhe me sa duket, me këtë pohim janë dakord një pjesë e madhe e njerëzve.
Audi gjithashtu shpenzon një shifër të konsiderueshme parash për marketing. Është një staf i tërë me kamera, drita vezulluese dhe ekspertë që ndodhet pas kësaj kompanie gjigante, ajo që i bën këto automjete të duken edhe më fantastike sesa janë në të vërtetë.
Kompania i ka kërkuar disa kohë më parë fotografit Felix Hernandez që të krijojë një set fotografik për këtë makinë të mrekullueshme dhe ai e ka bërë tashmë punën e tij. Është një fotografi i veçantë, i cili ka arritur të bëjë atë që jo shumë persona arrijnë ta realizojnë: fotot e përsosura për këtë automjet. Si i ka realizuar? Shikoni në galerinë e mëposhtme dhe keni për të ngelur pa fjalë.