• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Mr Bean” divorcohet nga ish-bashkëshortja

Rowan Atkinson dhe ish bashkëshortja e tij prej 24 vitesh i kanë dhënë fund martesës së tyre pasi aktori e braktisi atë për një komediane sa gjysma e moshës së tij.

“Mr Bean” ka qënë i lidhur me Sunetra e cila është një make-up artist, që në 1990 derisa marrëdhënia e tyre mori fund në vitin 2014. Si arsye e këtij divorci rezulton të jetë “sjellja e paarsyeshme”.

Atkinson 60-vjeç është lidhur me 32-vjeçaren Louise Ford prej 18 muajsh. Sipas një burimi për gazetën “The Sun”, Sunetra është ndjerë shumë e dëshpëruar që është zëvëndësuar nga një grua aq e re në moshë.

Si aktori ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij nuk kanë qënë të pranishëm në gjykatë në momentin që është dhënë vendimi i divorcit të tyre.

Mr.bean

mr bean 2

/Topalbaniaradio

Leave a Reply