• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mozzik përlotet kur flet për Hanën, reperi ka këtë mesazh për vajzën e tij kur të rritet

Në një intervistë të veçantë me moderatoren e ‘Shiko Kush Luan’, Luana Vjollcën, Mozzik ka treguar më shumë për raportin me vajzën e tij, Hanën.

Mozik nuk i fshehu emocionet e mëdha teksa fliste për të voglën, të cilës i ka dedikuar edhe këngën ‘Hana’.

Në fund të intervistës Luana e pyeti se cili është mesazhi që do të donte të merrte vajza nga kjo intervistë nëse e sheh një ditë kur të rritet.

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë,e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, ka pohuar Mozzik gjatë intervistës me lot në sy.

Pas këtij momenti reperi performoi këngën që i ka dedikuar vajzës të cilën e ka shkruar në kohën kur ka qenë ende me Loredanën./revistawho.com