• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mozzik ju vjen në ndihmë familjeve në Kosovë: Ndoshta dikush motivohet

Personazhet e njohur janë përfshirë shpesh në fushata bamirësie, ose në shumicën e rasteve kanë ndërmarrë vetë diçka të tillë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Së fundmi ka qenë Mozzik ai i cili ka vendosur të japë një kontribut për disa familje në Kosovë. Reperi ka treguar se në këto ditë të ftohta ka vendosur t’ju gjendet pranë atyre që nuk kanë të njëjtat mundësi jetese me të tjerët. Duke qenë se tashmë Mozzik është bërë edhe vetë baba, e kupton fare mirë vuajtjen e prindërve që nuk mund të plotësojnë kushtet minimale të jetesës fëmijëve të tyre. “Era dimër..e kur vjen era dimër në Kosovë dikujt nuk i ndalen vështirësitë jetësore. A ka më rëndë për një baba ( prind ) i cili s’ka nga t’ia mbajë, çfarë të bëj për familjen e tij, e familjes së tij i kanë humbur shpresat për gjithçka, e vetmja fjalë që i mbanë gjallë është ‘Do bëhet mirë’. Andaj sa të mundem do vizitoj nevojtar, kam vizituar e vazhdoj ende”, ka shkruar Mozzik përkrah një fotoje, ku shihet pranë një familje që ka ndihmuar.

Duke qenë se shpesh VIP-at gjykohen për faktin që tregojnë se kanë bërë bamirësi, Mozzik ka zbuluar se atë e ka shtyrë diçka më e madhe për ta bërë publike. “Nuk pata qejf ta postoja këtë foto, por më shtyri fakti e ndërgjegja njerëzore. Ndoshta dikush motivohet për një gjest të tillë”, ka thënë Mozzik në postimin e tij. Pas publikimit reperi ka marrë komente të shumta nga fansat, të cilët shprehen krenarë për të dhe e kanë përgëzuar për nismën e tij. /revistawho.com