• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Motra e tyre feston ditëlindjen, Luana dhe Marina i bëjnë dedikimin special

Lira Vjollca, më e madhja e motrave Vjollca feston sot ditëlindjen. Me siguri ajo ka marrë urime të shumta ditën e sotme, por më speciali është pa dyshim ai nga dy motrat e saj, Marina dhe Luana. Ato e kanë treguar gjithmonë lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën, ndaj nuk kishte sesi edhe në këto fjalë mos ndihej dashuria e madhe që kanë për njëra-tjetrën. “Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Jemi të bekuar që të kemi. Lumturinë e botës meriton”, shkruan Marina. “Gëzuar ditëlindjen jeta ime, forca e frymëzimi im! Të dua”, janë fjalët e Luanës. Përveç Lirës, dy moderatoret kanë edhe një motër tjetër, po aq bukuroshe.