• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Motra e Stines: Vëllai im, i pafajshëm. Gjithçka e kemi ngritur me forcat tona

Pas sherrit të ndodhur mbrëmë në finalen “Kënga Magjike” mes dy kantautorëve, Flori Mumajesi dhe Ernest Duka (Stine), ky i fundit deklaroi sot në Polici se nuk e ka qëlluar Florin dhe se ai është vrarë vetë. Menjëherë pas kësaj deklarate, Stine është lënë në gjendje të lirë. Motra e tij, këngëtarja Alida Duka, përmes një statusi në “Facebook” e komenton kështu ngjarjen: “Vëllai im sapo doli i pafajshëm, sepse ky është realiteti. Ne e kemi ndërtuar gjithçka kemi me forcat tona, pa intriga dhe dallavere dhe kështu do të jetë gjithmonë, dhe shumë më mirë na ka dalë. Jemi njerëz që duam paqe dhe nuk durojmë padrejtësi. Ju falenderoj të gjithëve kudo që jeni për suportin tuaj në këto momente”, – përfundon motra e kantautorit.