• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Motra e Jona Spahiut feston ditëlindjen, moderatorja e uron me shumë foto që shpjegojnë gjithçka mbi marrëdhënien e tyre

Moderatorja e njohur, Jona Spahiu, ka ndarë disa postime mjaft speciale orët e fundit në rrjetin e saj social të “Instagram-it”. Motra e saj e vogël, Sherina, feston ditëlindjen dhe Jona ka zgjedhur disa momente mjaft të veçanta për t’i dedikuar fjalët e ëmbla, por duke përshkruar edhe marrëdhënien e tyre prej motrash. Jona ka treguar se e do shumë, megjithatë ndodh edhe që të zihen. Moderatorja pëlqen shumë flokët e të motrës dhe faktin që ajo nuk blen kurrë gjë pa e pyetur. Ndërsa zemrën e Sherinës duket se e ka marrë vogëlushi Raiden, të cilit ajo i blen shpesh atlete dhe libra. Jona duhet të ndihet mjaft me fat për motrën e saj bukuroshe, që e ka pranë gjithmonë.