• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Surprizon sërish moti, ja çfarë pritet të ndodhë këtë javë

I ftohti i acartë u largua gradualisht nga vendi jonë por moti mbetet ende i paqëndrueshëm. Ditët e fundit temperaturat kanë pasur një ngritje të ndjeshme dhe dielli ishte i pranishëm thuajse kudo. Megjithatë javën tjetër temperaturat do të kenë sërish ndryshime drastike. Sipas meteorologëve, në zonat malore do të rikthehen reshjet e dëborës, ndërsa në pjesën tjetër të territorit mbizotëruese do të jenë vranësirat dhe shirat e dendur. Temperaturat minimale nuk do të zbresin nën zero gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 12 gradë./revistawho.com