• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të intesifikohen gjatë pasdites dhe do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.  Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16ºC. Era do të fryejë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.