• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Nisin rritjet e temperaturave, ja si do të jetë moti për këtë javë

Ditët e fundit vendi ynë është pushtuar nga masa të ftohta ajrore. Temperaturat minimale kanë shkuar deri në -11 gradë, ndërsa në kryeqytet pas mesnatës kanë kapur vlerën -4 gradë celsius.

Sipas “Meteoalb” java e ardhshme, pritet të sjellë rritje të temperaturave dhe pakësim të reshjeve të shiut apo të dëborës. Java do të nisë me reshje në të gjithë vendin, ku shira do të mbizotërojnë në zonat bregdetaren dhe dëbora në zonat malore. Por, e marta risjell kryesisht mot të kthjellët dhe rritje te temperaturave në të gjithë Shqipërinë. Nga e marta deri të premten, nuk pritet të ketë reshje në territorin shqiptar./revistawho.com

CLOSE
CLOSE