• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Keni bërë plane për sot? Zbuloni si do të jetë moti

Sipas MeteoAlb, paraditja në territorin shqiptar do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare më të theksuara në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja sjell shtim të vranësirave në zonën juglindore duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu të izoluara. Mbrëmja dhe orët e vona të natës sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të rriten ne mengjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur vlerat termike nga 7°C deri në 27°C.