• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Ditët me diell i lënë vendin shiut, ja si do të jetë moti në orët në vazhdim

Pas njё vere tё nxehtё, duket se mё nё fund temperaturat do tё bien gjatё ditёs sё sotme dhe nё vazhdim.
Sipas Meteoalb, pjesa e parё e ditёs do tё mbizotёrohet nga kthjellimet dhe vranёsirat e shpeshta, ku mё tё dukshme do tё jenё nё zonat malore. Por nё pjesёn e dytё tё ditёs vranёsirat do tё pёsojnё zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu nё zonat veriore dhe lindore, po ashtu pjesёrisht qendra e vendit do tё jetё nё ndikimin e vranёsirave dhe rrebesheve tё shiut.
Temperaturat e ajrit pёsojnё rёnie nё mёngjes dhe mesditё duke luhatur vlerat ditore nga 12ºC deri ne 30ºC.
Era do tё fryjё mesatare me shpejtёsi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar nё brigjet detare dallgёzim mbi 4 ballё.