Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat pasidite do sjellin mundësinë për reshje shiu. Të hënën pasdite priten reshje shiu në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 16ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.