• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Moti sot/ Rikthehen reshjet megjithëse rriten temperaturat

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit të vendin tonë, më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore duke gjeneruar shira të dobët dhe të përkohshëm. Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në ekstremet verior duke lënë në ndikimin e motit të vranët të gjithë pjesën tjetër të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat dhe shirat e dobët do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë,raporton opinion.al.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.