• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Moti sot me kthjellime dhe vranësira

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet atmosferike në vendin tonë gjatë paradites. Ndërsa mesdita sjellë shtim të vranësirave në zonat Jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qëndrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Sipas MeteoAlb gjatë natës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin tonë ku në zonat e thella malore shfaqen sërisht reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 16-17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.