• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Moti sot me kthjellime dhe temperatura të larta

Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare, të cilat krijojnë mundësinë për ndonjë shi të izoluar. Bregdeti vijon me kthjellime. Sipas MeteoAlb parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë  natës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare  dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.