Dita e premte e 21 janarit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Do të ketë mot të vranët me reshje shiu, si dhe dëbore në zonat malore të cilat në veri e verilindje do të jenë të dendura.
Prej orëve të pasdites me depërtimin e vazhdueshëm të masave të ftohta do të ketë kthjellime e rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin.
Kjo rënie do të jetë e pranishme deri në mesjavë ku i gjithë vendi do të jetë në prani të ngricave dhe temperaturve negative.
Vlen për tu theksuar se era do të jetë e ftohtë dhe hera-herës e vrullshme.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 7 / 10 °C, në vendet e ulëta 5 / 8 °C dhe në vendet malore 0 / 4 °C.