• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Moti për sot në vend

Dita e shtunë e 15 janarit do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit do të ketë prani të ngricave, kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë të shtunën nga kuadrati i veriut, përgjithësisht e lehtë e mesatare në pjesën bregdetare.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 6 – 15 °C, në vendet e ulëta 1 – 14 °C dhe në vendet malore 0 – 12 °C./revistawho.com