Dita e sotme do të ketë reshje të lehta shiu në të gjithë territorin e vendit. Këto luhatje të motit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës. Sipas Meteoalb dita e nesërme parashikohet të jetë me vranësira dhe me një rënie të temperaturave prej 2 gradësh. Ndërkohë, të dielën fillojnë reshjet e dendura të shiut dhe temperatura do rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë.