Ditëve të ardhshme zonat ciklonike do të zhvendosen në lindje nga rajoni ynë. Nga dita e martë zona anticiklonike mbi Afrikën veriore do të sjellin sërish masa të ngrohta ajrore mbi rajon duke sjellur përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave. Të hënën do të mbajë mot i freskët, me vransira dhe intervale me diell, e vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu. Nga dita e martë do të ketë intervale më të gjata me diell dhe do të mbajë mot më i ngrohtë. Të enjten herët në mëngjes priten mundësi për riga lokale shiu, e më pas nga e enjta pasdite dhe të premten sërish priten intervale më të gjata me diell. Temperaturat, sërish edhe gjatë kësaj jave do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 12C, e ato maksimale nga 17C, të hënën, do të ngriten deri në 24C, të mërkurën. Era do të fryejë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi 4-6m/s, e të mërkurën mbrëma me hove deri në 12m/s. Shtypja atmosferike do të ngritet rreth vlerave normale.