• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Moti i pazakontë në Europë përfshin dhe Shqipërinë, këtë javë temperatura mbi normalen

Europa do të pushtohet nga temperatura shumë të nxehta, që do të rriten me më shumë se 10 gradë celsius mbi mesataren, gjatë majit.

Këto temperatura të larta dhe të pazakonta për majin do të përfshijnë Spanjën dhe Italinë.

Eksperti spanjoll i motit, César Ballesteros, ka postuar një hartë në të cilën shfaqet nxehtësia që do të përshkojë vendin: “Temperatura maksimale në disa zona parashikohet të jenë 30ºC, nga e hëna 4 maj deri më 6 maj”, tregon ai. Edhe vende të tjera si Franca, Britania do të përfshihen nga kjo valë e motit të ngrohtë, edhe pse me temperatura më normale si 22 apo 24 gradë.

Gjithashtu kujtojmë se edhe në vendin tonë parashikohet të ketë temperatura të larta në ditët në vijim, që do të arrijnë deri në 26 gradë celsius.