Gjendemi ende në stinën e dimrit por ditët në vazhdim do të jenë me diell dhe temperatura pranverore. Sot dhe nesër parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore. Përkeqësimi i motit pritet ditën e diel. Moti parashikohet kryesisht i vranët me reshje lokale shiu, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Sot në tërë territorin do të jetë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 5 deri në 15 °C.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 8 deri në 18 °C.
E diela pritet të jetë me mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 10 deri në 16 °C./revistawho.com