• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mos vallë me këtë koment Luana na tregoi se do të sjellë një bashkëpunim me Majk?

Pak ditë më parë moderatorja shumë e dashur e ekranit shqiptar, Luana Vjollca publikoi një foto ku shfaqej në një studio muzikore, duke zbuluar se ishte duke u bërë gati për projektin e saj  të radhës. Poshtë fotos ajo nuk ngurroi t’i pyesë ndjekësit nëse mendojnë se do të sjellë një këngë vetëm apo në bashkëpunim, e nëse ky material do të ishte një baladë apo një këngë ritmike.

Ndonëse ky detaj nuk është zbuluar ende, ajo çfarë i ka bërë të gjithë të dyshojnë ka qenë komenti i fundit i Luanës në foton e Majk, i cili pyet njëjtë si moderatorja fansat e tij nëse do të sjellë një këngë vetëm apo bashkëpunim.

“Pse kopjon?”, ka qenë komenti i Luanës i shoqëruar me disa emoji të qeshurash, i cili i ka bërë të gjithë fansat të mendojnë se dyshja do të sjellë një projekt të përbashkët. Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta, por me siguri këtë do ta zbulojë vetë Vjollca dhe Majk në ditët në vazhdim./revistawho.com