• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mos vallë ky postim i Travis ishte një kunjë e hapur për Kylie Jenner?

Miliarderja e njohur, Kylie Jenner nuk mund ta mbyllte vitin 2019 pa publikuar disa foto me të brendshme, ku binin në sy format e saj të theksuara fizike. 22-vjeçarja ndau me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ pamje të cilat u komentuan gjerësisht në rrjet, duke shkaktuar mjaft zhurmë.
Pas këtij postimi nuk ka munguar as reagimi i ish-partnerit të saj, Travis Scott. Reperi publikoi në foto në ‘Instastory’ duke shprehur habinë me postimet e fundit të Jenner. Ndonëse Travis nuk përmendi asnjë emër, fansat spekuluan menjëherë se ky reagim lidhej me fotot e Kylie-t. Nuk dihet se si do të vazhdojë raporti mes tyre, megjithatë ndjekësit janë në pritje të një reagimi nga Jenner./revistawho.com