Vera Wang dhe Vera Grabockën nuk i bashkon vetëm emri i njejtë, mosha e njejtë, fakti që të dyja janë gra shumë të suksesshme, por edhe një sekret: Ai i rinisë së përjetshme. Vera Wang njihet jo vetëm për faktin që është një nga stilistet më të famshme, por edhe për fizikun e saj dhe lëkurën që ndonëse në moshën 71-vjeçare, duket se nuk plaket kurrë. Njerëzit madje mendojnë se Wang nuk është më shumë se 30 vjeç dhe me të drejtë pasi stilistja shfaqet gjithmonë në super formë. Një Vera Wang shqiptare kemi dhe ne, Vera Grabockën. Regjisorja jo vetëm që ka një fizik për t’u pasur zili edhe nga vajzat e reja, por ka dhe shumë stil në veshje. Këtë e vërteton foto e fundit ku Vera shfaqet sportive dhe në formë të shkëlqyer. Tani ne duam sekretin e dy Verave.