Lori Hoxha ia ka përkushtuar mbrëmjen një bisedë të gjatë me fansat e saj në ‘Instagram’. Sigurisht me pyetje dhe përgjigje siç është bërë trend tashmë. Pyetje që ju drejtuan më shumë kanë kryefjalë modën, parfumet apo udhëtimet.
Dikush e pyet Lorin nëse pi cigaren dhe mënyra si e ka ndërtuar pyetjen nuk i pëlqeu aspak asaj. “A e pi Lori cigaren”, pyet fansi. “Jo Lori nuk pi cigare dhe nuk i pëlqen aspak kur njerëzit flasin në vetën e tretë”, ka shkruar ajo.
Në fakt të flasësh në vetën e tretë, është e besdisshme për shumë persona dhe kjo formë komunikimi e bën shumë të largët e të ashpër mënyrën si i drejtohemi të tjerëve. Sado trendy t’iu duket, në doni të lini përshtypje të mirë tek personi që keni përballë, thjesht flisni për veten siç ju takon, në vetën e parë./revistawho.com