“Kur do e bësh një vajzë”-është kjo pyetja që Klea Hutës i ka ardhur në majë të hundës pasi ia bëjnë shpesh dhe i duket e pavend. Ja sot e kanë pyetur sërish gjatë një bisede që zhvilloi me fansat në Instagram.
“Kur do bësh gocën se çuni u rrit”-e pyesin moderatoren, e cila nuk ia përtoi një përgjigje duke shpjeguar se ata që pyesin duhet ta kuptojnë që një nënë ndoshta nuk është gati për një fëmijë të dytë ose mund ta lëndojë kjo pyetje sepse po pëpiqet të mbesë shtatzënë.
“Në ask mbizoteron kjo pyetje. Se kuptoj gjithë këtë interes. Çdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale në jetë. Dhe si mund të bëni një pyetje kaq personale (kjo ndodh përgjithësisht në vendet e Ballkanit dhe në shoqëritë me mentalitet të ulët) që ndoshta dikë mund ta lendojë shumë sepse nuk po ngelet dot shtatzënë apo ka zgjedhur të mos mendojë për këtë, por të shijojë ate që ka ose thjesht nuk do”, i është përgjigjur Klea.