Mbetjet e kafesë pasi e pini, ose thjesht kafen që keni të bluar në shtëpi, mund ta përdorni në shumë mënyra që mbase as nuk i njihnit deri në këtë moment.
E para në listë qëndron pastërtia e shtëpisë. Kafja mund të përdoret për të larë sipërfaqe të ndryshme, për të pastruar enët e vështira dhe për të larguar aromat e këqija.
Gjithashtu mund të lyeni me kafe disa lloje materialesh që përdoren për arredimin e shtëpisë. Mund të largoni insektet sërish duke përdorur kafe dhe më pas kaloni tek kujdesi për veten.
Mbetjet e kafes mund të përdoren si scrub, si përbërës kryesor kur kujdeseni për këmbët tuaja. Gjithashtu mund të rigjeneroni ngjyrën e flokëve tuaja, ose e përdorni si anti-celulit natyral duke e aplikuar në zonat problematike.
Nëse keni edhe kopsht, ruani pak për t’ia hedhur bimëve si fertilizues./revistawho.com