Kur kthejmë kokën pas dhe hapim fotot e vjetra të personazheve të njohur të ‘Hollywood’ në tapetin e kuq të ‘Grammy Awards’, kontrasti i zgjedhjeve të tyre është i dukshëm.
Dikur të kombinuara me një palë xhinse e kanatjere të thjeshtë, ngjyra neutrale e shumë pranë ‘look-ut’ të përditshëm, fustane pa shumë xixa, modelet e të cilave kanë qenë përherë ose me rripa ose bust, ndërsa tanimë me pamje ekstravagante, që gjithmonë tërheq vëmendjen e ndjekësve dhe të paparacëve.
Si ka ndryshuar moda dhe si kanë ndryshuar zgjedhjet e personazheve të njohur si Selena Gomez, Anna Hathaway,Emma Watson, Taylor Swift, Rihanna e shumë të tjera në tapetin e kuq, mjafton t’i hidhni një sy albumit më poshtë. Dhe filloni të bëni parashikimet se si do të jenë zgjedhjet e tyre pas 10 apo 15 vitesh./revistawho.com