• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Jetë, Këshilla

Mos e neglizhoni kujdesin ndaj vetes gjatë qëndrimit në shtëpi… 8 këshilla për një fytyrë që shkëlqen nga mjekja dermatologe

Nga Dr. Dorina Hajro*

Ne keto kohe te veshtira pandemie trupit tone i duhet te pershtatet me nje rutine te re, dhe sigurisht ketu nuk ben perjashtim lekura! Si organi me i madh i trupit te njeriut lekura ka nevoje per shume perkujdesje dhe dashuri!

Mos ekspozimi si me pare ndaj rrezatimit UV, ndotesve ambientale apo edhe mosperdorimi i make-up po e ndihmojne lekuren te rigjenerohet me mire, por nga ana tjeter stresi, konsumi i tepert i embelsirave ose alkoolit para televizorit po shperthejne ose perkeqesojne probleme te tilla si akne apo ecsema. Prandaj eshte e rendesishme te flini mjaftueshem, te ushtroheni cdo dite, te konsumoni shume uje si edhe t’i falni disa minuta perkujdesje lekures suaj.

  1. Lani fytyren 2 here ne dite

Lekura duhet te pastrohet nga yndyra e tepert, djersa dhe toksinat e ndryshme. Por mos e teproni me larjen sepse rrezikoni ta zhvishni lekuren nga vajrat natyrale dhe te ndryshoni PH aq te rendesishem per barrieren mbrojtese te saj. Zgjidhni nje lares delikat ne varesi te tipit te lekures qe keni.

  1. Eksfolim, eksfolim, eksfolim!

Eksfolim fizik nepermjet nje scrubi apo kimik nepermjet acideve, 2-3 here ne jave ai eshte shume i rendesishem per te larguar qelizat e vdekura nga lekura juaj, per te parandaluar akne, per te stimuluar qarkullimin e gjakut dhe drenimin limfatik si dhe per te lejuar nje perthithje me te mire te produkteve te tjera.

  1. Maske fytyre

Hidratuese, zbardhuese, pastruese, anti-njolle, efekt lifting… pafund mundesi zgjedhjeje! Si pasoje e stresit, ne kete periudhe lekura mund te jete me e thate, akne me e shprehur dhe ju keni gjithe kohen e duhur per te shtuar ne rutinen tuaj nje maske fytyre 1 here ne jave. Ne varesi te shqetesimit qe ka lekura juaj, maska qe do te zgjidhni ofron perqendrim me te larte te ingredienteve aktive per nje lekure me te hidratuar dhe me te qete.

  1. Serum

Serumet jane produkte te lehta, me perqendrim shume me te larte te ingredienteve aktive krahasuar me kremrat hidratante duke siguruar depertimin e tyre me ne thellesi. Te pasur me acid hialuronik, vitamina, peptide, antioksidante, ato ndihmojne ne nje hidratim me te mire, zbehjen e njollave, zvogelimin e poreve, reduktimin e rudhave, zbardhjen e lekures. Serumi ben nje diference te dukshme ne menyren se si lekura juaj duket dhe ndjehet!

  1. Krem hidratant

I zgjedhur sipas tipit te lekures qe ju keni, ai ndihmon per ta mbajtur lekuren te hidratuar dhe te pergatitur per te perballuar cdo agression te jashtem.

  1. Dhurojini vetes nje masazh fytyre

Nepermjet teknikave te ndryshme, nje masazh i thjeshte liron tensionin e muskujve, stimulon qarkullimin e gjakut dhe drenimin limfatik. Dhe te mos harrojme ndjesine e kendshme dhe efekt antistres qe na ofron!

  1. Perdorni kremin me SPF

Edhe pse mund te mendoni se jeni te mbrojtur nga rrezatimi UV, ne fakt si rrezet UVA dhe ato UVB depertojne nepermjet xhamave te shtepise suaj duke shkaktuar plakje te parakoheshme te lekures. Mos harroni se drita blu ose HEV e ekraneve te kompjuterit apo celularit tuaj ka efekte te demshme ne lekure ashtu si rrezatimi UV. Pra, vendosni kremin me SPF edhe gjate qendrimit ne shtepi!

  1. Konsulta dermatologjike virtuale

Dhe nese te gjitha keto etapa nuk mjaftojne per nje lekure te shendeteshme dhe plot shkelqim, ju mund te kryeni nje konsulte virtuale me mjeket dermatologe te klinikes Anassa!

 

*Mjeke dermatologe prane klinikes Anassa