Në Shqipëri po vazhdon të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në formë të shtrëngatave të shoqëruara me rrufe.
Gjatë ditës së sotme priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare, ato do të arrijnë lokalisht intensive në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në veri të vendit në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.
Ndërkaq, rrymat e ngrohta jugore do të sjellim temperatura në vlera pozitive thuajse në të gjithë vendin.
E marta do të jetë me mot pjesërisht me re dhe disa vende me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 12 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen prej 6 deri në 10 °C./revistawho.com