• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Moti

Mos bëni plane pa parë motin, qershori vjen i paparashikueshëm

Përgjatë 20 ditëshit të parë të majit, temperaturat e ajrit ishin të freskëta dhe në disa zona u shoqëruan me reshje të shumta shiu. Të pakta ishin ditët në të cilat mund të shijoje diellin dhe të bëje plazh. Por duket se kështu do të jetë edhe muaji qershor, i cili ka rezervuar të papritura. Sinoptikanët parashikojnë se ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e fundit, në Shqipëri, Qershori i këtij viti do të jetë i mbushur me ditë me shi.

“Ditët e fundit të muajit maj do të mbeten pjesërisht të kthjellëta dhe pjesërisht me vranësira dhe shira. Kryesisht gjysma e parë e qershorit do të ketë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore, dhe më pak shira do të jenë prezentë në gjysmën e dytë të Qershorit. Sigurisht që do të ketë periudha që do të jenë shumë të favorshme për plazh dhe kryesisht zonat bregdetare janë më pak të prekura nga reshjet, ndërkohë që vetëm në periudha të shkurtra temperaturat e ajrit do të jenë relativisht më të ulëta se sa ato tipiket e bregdetit gjatë muajit Qershor”,-tha Tanja Porja për ‘TvKlan’./revistawho.com