• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Mos bëj këtë, mos bëj atë, Eliona Pitarka nuk i beson fare po fare besëtytnitë për bebat

“Mos e filmo, mos i bëj foto kur është në gjumë, mos ia pre thonjtë natën, mos e nxirr para pasqyrës”, e sa shumë e shumë besëtytni të tjera ekzistojnë e që nënat përballen çdo ditë. Ka nga ato që i besojnë, por ka edhe nga ato që nuk i besojnë fare si Eliona. Aktorja ka publikuar disa video ku tregon se ajo nuk beson tek syri i keq dhe as tek besëtytnitë prandaj ka zgjedhur të tregojë Galën sapo vogëlushja erdhi në jetë. Eliona shprehet se e sheh të arsyeshme të ndajë gëzimin e saj me të tjerët dhe mirë bën spse na ëmbëlson të gjithëve ditën me fotot e saj.

“Vij nga një familje që beson shumë në besëtytni, por unë vetë kam zgjedhur të mos besoj në to, mos bazohem fare në to. Sidomos tani në prindërim, në rritjen e Galës më kanë dhënë një stres të paparë dhe kam zgjedhur mos t’i besojë. Më thoshin mos e filmo, mos i bëj foto kur është në gjumë , mos i pri thonjtë natën, mos e nxirr para pasqyrës, nuk duhet të dalësh 40 ditë. Për mendimin tim nuk mund të lejoj që gjërat që nuk janë të vërtetueshme, nuk kanë një shpjegim, të më stresojnë ditën. Fakti qe kam zgjedhur ta publikojë Galën, ta tregojë imazhin e saj, nuk besoj as tek syri i keq, nuk kam pse të mos e ndaj gëzimin tim, gëzimin e ardhjes në jetë të vajzës dhe ta mbajë të fshehur. Të gjitha këto janë mendimet e mia, por doja ta ndaja me ju këtë fakt, sepse ndonjëherë krijojmë strese, pak delikate jemi pas lindjes dhe pak besëtytnitë që na rëndojnë. Unë mendoj që nuk duhet të bazohemi fare tek to dhe të shijojmë bebushat”, shprehet Eliona.