• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Morena Taraku zgjedh fjalët më të ndjera dhe dhuratën më të shtrenjtë për ditëlindjen e babait

Morena Taraku ka treguar se pasi nëna e saj ndërroi jetë, krijoi një lidhje shumë të ngushtë me babain e saj. Ajo ka thënë shpesh se ai është njeriu më i shtrenjtë në jetën e saj dhe se nuk mund ta zëvendësojë askush. Ditën e sotme babai i këngëtares feston ditëlindjen dhe ajo ka zgjedhur fjalët më të ndjera për ta uruar. Morena ka publikuar në ‘Instagram’ disa nga kujtimet më të bukura që ka me të atin, të cilin e cilëson si heroin e saj. “Gëzuar ditëlindjen babai im. Ti ishe buzëqeshja ime kur unë isha duke qarë. Disa njerëz nuk besojnë tek heronjtë, por ata nuk kanë njohur babain tim. Asgjë nuk më bën më të fortë se sa kur di që kam një baba që do jetë gjithmonë pranë meje. Të dua! Ishte babai im ai që më mësoi të vlerësojë veten”, ka shkruar Morena në fotot dhe videot e publikuara.

Më pas ajo ka zbuluar se për babain ka zgjedhur një dhuratë të shtrenjtë, një orë ‘Rolex’, që me siguri duhet të ketë kushtuar shumë.

Morena njihet për jetën e saj luksoze dhe për babain kemi vënë re se asnjëherë nuk kursehet. /revistawho.com