• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Morena Taraku publikon këtë video nga dushi, Robert Berisha i lë komentin epik

Morena Taraku ka tërhqur shpeshherë vëmendjen e fansave për shkak të formave të saj fizike, të cilat shpesh herë janë cilësuar edhe perfekte. Pak më parë këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet në dush e veshur me të brendshme. Midis shumë komentesh ka dalluar ai nga artisti i njohur, Robert Berisha.

“Ai mjeshtri që e ka montuar këtë dush duhet ta gjesh dhe t’i japësh 50€ bakshish”, ka shkruar këngëtari krah videos së Morenës në rrjetet sociale.

Shumë prej ndjekësve kanë menduar se Berisha e ka ngacmuar këngëtaren me këtë koment dhe nuk kanë hezituar ta shprehin këtë edhe në postim.

Megjithatë ky koment mund të jetë dhe për shkak të një raporti miqësor mjaft të mirë midis dy këngëtarëve./revistawho.com