• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Morena Taraku nuk e fsheh se është e dashuruar, këngëtarja merr buqetën madhështore me trëndafila

Me postimet e ndryshme në llogarinë e saj, Morena Taraku ka pohuar se është në një lidhje dashurie. Së fundmi këngëtarja ka ndarë në ‘Instastory’ një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë dhe të kuq, duke pohuar se janë surprizë nga i dashuri i saj.

“Edhe unë të dua”, ka shkruar Taraku krah postimit duke lënë të kuptohet se kjo buqetë e madhe ka ardhur nga dikush që i ka marrë zemrën tashmë.

Morena ka ndarë herë pas here momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, ndërsa pak ditë më parë solli dhe projektin më të fundit muzikor të titulluar ‘Bad Girl’ në bashkëpunim me Stresin.

Ajo është komentuar jo pak herë për jetën private, megjithatë së fundmi duket se ka vendosur që të jetë më e rezervuar përsa i përket personit me të cilin është në një lidhje./revistawho.com