• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Morena Taraku flet për jetën private si rrallëherë, pranon hapur se është në një lidhje

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka pranuar hapur se është në një lidhje. Shkak për këtë janë bërë disa faqe në Instagram që kanë publikuar biseda duke pretenduar se kanë folur me këngëtaren e njohur. Morena i ka mohuar këto dhe më pas ka pranuar se është në një marrëdhënie. “Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”, ka shkruar Morena duke mos treguar asgjë më shumë mbi partnerin e saj. Kujtojmë se më parë këngëtarja ka qenë e lidhur me miliarderin iranian, Sasha Sobhani.